Pas uljes së përkohshme të temperaturave mbi vendin tonë, sot gjysma e parë e ditës do të jetë e mrekullueshme për pushuesit që ndodhen në bregdet.
Por mbasditja ka surpriza.
Ja çfarë thonë sinoptikanët:
Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dminohen nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta; ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira më të theksuara.
Vranësirat do të grumbullohen të gjitha në zonat malore mbasditen e sotme, dhe zonat e bregdetit do të jenë me qiell të pastër. Temperaturat do të rriten në orët e mesditës.
Pasdite do të fryjnë erëra më të forta; madje mund të thuhet se janë erëra të forta deri 45 km/h.
Veritas.com.al/