Për herë të parë gjatë kësaj vere ‘gia’ të nxehtë, në vendin tonë termometri sot do të shënojë temperaaturën 43 grade Celcius. Kjo temperaturë e lartë do të shënohet në Kuçovë dhe në Gjirokastër.
Sinoptikanët thonë se kjo ëhstë një ditë kulmore për temperaturën e një moti ‘afrikan’, por edhe në ditët që vijojnë nuk do të kemi mot shumë ‘konfort’ sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe të prekurit nga sëmundje të ndryshme.
Temperaturat nisin të zbresin prej shkallëve të 43, por nuk do të ketë zbritje shumë të ndjeshme: Pas gjysmës së javës nuk do të jetë 43, por rreth 40.
Edhe gushti pritet me temperatura të larta, të paknë 20 ditët e fillimit.
Ashtu si edhe korriku, gushtit do t’i mungojnë reshjet e shiut. Në këtë sens ky është një muaj perfekt për pushime.
Veritas.com.al/