Sot, që nga mëngjesi deri tani, ka ndryshuar thellësisht moti. Janë intensifikuar reshjet e shiut dhe të botës, janë ulur temperaturat… Kjo situatë do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera- njoftojnë meteorologët.
Situata e sotme është e vështirë, por dy ditë të ardhme janë po kaq.
Në zonat malore vijojnë reshjet intensive të dëborës që kanë shkaktuar bllokime në disa njësia administrative malore të Dibrës dhe Kukësit dhe probleme në rrugë në zona të tjera.
Problematike mbetet situata në Trebisht, Ostren, Kalaja e Dodës e Lurë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.
Rruga drejt Doganës së Trebishtit në kufi me Maqedoninë është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave.
I pakalueshëm është edhe aksi Librazhd-Bulqizë, dhe Shkalla e Lunikut – Steblevë ku trashësia e dëborës arin 50 cm.
Në Qafën e Malit, në Pukë trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhirë.
Moti i keq u rikthye edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku era e fortë ka krijuar dallgë të fuqishme deri në 8 ballë.
Situata ka alarmuar Kapitenerinë që ka urdhëruar pezullimin e punës. Tregeti i linjës me Italinë ka dalë në radë, ndërsa anijet e peshkimit janë urdhëruar të mos dalin në det.
Sot Instituti i Gjeoshkencave paralajmëroi për dy ditë me reshje intesive shiu kryesisht në juglindje e jugperëndim, të cilat do të rrisin ndjeshëm nivelin e ujërave në Lumejt Vjosa, Drino e Shushicë, të cilët kanë shkaktuar dy përmbytje masive gjatë këtij viti.
Veritas.com.al/