Që kur u zgjuat sot në mëngjes keni vënë re se moti nuk është si dje, madje as si mbrëmë në orët e vona…. Kanë rënë temperaturat e larta që na sollën të nxehtë të pazakontë.
Që nga mëngjesi i sotëm, temperaturat bien gati dhjetë gradë dhe do të ketë reshje shiu.
Sipas “Meteoalb”, mesdita sjell shtim te vranesirave ne Veri dhe Qender duke bere qe ne Veri te bien shira me intensitet mesatar, por shira te paket ne zonat Qendrore. Zonat Jugore mbeten me kthjellime e kalime vranesirash te here pas hershme.
Gjate nates do te kete shtim te vranesirave ne gjithe territorin duke bere qe oret e para te se merkures, pjesa me e madhe e vendit te dominohet kryesisht nga vranesira dhe shira te perkohshem.
Temperaturat e ajrit do të pesojne renie te ndjeshme duke bere qe makimumi ne rang vendi te ulet ne 30 – 31 grade C. Ndersa pritet forcim i eres deri 35 km/h nga drejtimi perendimor duke gjeneruar ne det dallgezim deri 2 – 3 ballë.
Më 27 korrik, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore.
Ndërsa më 28 korrik, moti ri-sjell dominim të kthjellimeve.