-Versioni i Casey-it të vogël i habiti të gjithë. Edhe FBI-ne që tani heton-

Nga: Jacopo Granzotto/

Edhe ariu ka një zemër. Dhe, siç është treguar nga Kipling në Libri i xhunglës, i dyti, është në gjendje të ndërveprojë me një fëmijë pa e ngrënë atë.

Duket si historia e “Moglit” dhe “Baloos” dhe është e pabesueshme dhe në të vërtetë do të duhet të verifikohet me kujdes, edhe pse fëmijët shpesh tregojnë të vërtetën.

Ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi më 22 janar në Shtetet e Bashkuara, në një fshat në Karolinën e Veriut. Këtu Casey, një djalë trevjeçar – i cili ishte zhdukur prej dy ditësh nga shtëpia e gjyshes së tij – u gjet në një shkurre në pyll shëndoshë e mirë pavarësisht nga moti i ftohtë dhe i keq. Ai i tha sherifit të qarkut Craven se ai ishte mbrojtur dhe ngrohur nga një ari ngjyrë kafe, mik i tij. “Perëndia duhet të ketë dërguar dikë për ta mbajtur atë të sigurt pavarësisht nga i ftohti. Pastaj mrekullitë ndodhin “, ka shkruar pastaj në profilin e saj në Facebook, Breanna Hathaway, halla e djalit te vogël Casey.

Hetuesit po hetojnë për të zbuluar nëse historia e thënë nga fëmija përputhet me të vërtetën. Në fakt, pyjet e Karolinës janë të famshme pikërisht për shkak se ata janë habitati natyror i arinjve të murrmë. Ajo që është e sigurt është se nga fëmija kishin humbur gjurmët ndërsa luante në oborrin e shtëpisë së gjyshes me dy fëmijë të tjerë. Bente ftohtë dhe Casey nuk ishte veshur rroba mjaft të trasha ose të përshtatshme për të qëndruar jashtë për disa orë. Kerkimet filluan menjëherë, me helikopterë, dronë, njësi me qen dhe zhytës, por asnjë gjurmë nga fëmija. Me kalimin e orëve shqetësimi u bë më konkret, edhe për faktin se temperatura kishte rënë në -20 gradë dhe, me atë te ftohtë dhe shirat e rënda, edhe kërkimet në një moment u desh të ndërpriteshin. FBI kishte frikë për më të keqen, një rrëmbim, një vdekje nga vështirësitë. Por të nesërmen, papritmas dhe kur shpresat kishin humbur, disa vullnetarë dëgjuan një te qara dhe identifikuan pikën: ekipet e shpëtimit u zhytën në ujin e akullt deri në brez për të parë fëmijën. Ata e gjetën të ngatërruar në një kaçube me gjemba, të lagur deri ne palcë, por në gjendje të mirë: kishte disa gërvishtje por ai ishte mirë dhe kërkoi një gotë ujë dhe te përqafonte nënën.

Ajo që hetuesit tani po përpiqen të kuptojnë është se si bëri një djalë trevjeçar të rezistonte dy ditë në mes te pyllit me temperatura të ndaluara. Chip Hughes, sherif në qarkun e Craven, i cili e pyeti se si bëri, Casey i tha  “se kishte pasur një mik në pyll, i cili ishte një ari dhe se ai qëndroi gjithë kohen me të pa i bërë keq”.

Gjatë javës duhet të kemi konfirmimin ose jo të versionit të të arratisurit të vogël. Hetuesit janë kthyer në pyll për të kërkuar më shumë të dhëna që sqarojnë dinamikën e këtyre dy ditëve larg shtëpisë. Të shohim. Ndërkohë, të gjithë jemi duke bëre tifozllek për Casey-n dhe ariun e tij mik.

VERITAS.COM.AL/