Deputeti opozitar Myslim Murrizi ka çuar sot në SPAK padinë për dy tendera të Bashkisë së Divjakës.
Murrizi ka thënë se ka dorëzuar padi për tenderin e vaditjes me pika dhe tenderin e lopëve.
Ai tha se 1912 lopë që i janë shëprndarë fermerëve kanë kushtuar 4.5 milion euro, apo sa trefishi i çmimit të tregut.
Tenderi tjetër ka të bëjë me sistemin e vaditjes për fermerët që sipas tij nuk është vënë kurrë në punë.
“Për sistemin e ujitjes me pika në Bashkinë Divjakë, i cili është jashtë funksionit sot e kësaj dite. Tenderi i dytë është tenderi i lopëve të famshme. 4.5 milion euro janë marrë 1912 lopë. Është tre herë e gjymë më shtrenjtë se sa çmimi i tregut.
Ftoj SPAK që të koordinojë dokumentacionin, sa ka ardhur një lopë nga Danimarka, ku janë shpërndarë. Dhe tenderi i vaditjes me pika, kam renditur disa kallëzime, që nga sahati i ujit që duhet të paguajnë fermerët e deri te shtrirja e tubave. Nuk besoj se këta kanë luksin të tallen me 11 milion euro të qytetarëve shqiptarë, me tendera të këtij lloji”, deklaroi Murrizi.
Kujtojmë se Murrizi ka qenë ai që ka çuar në SPAK edhe tenderin për uniformat e policisë, për të cilin tashmë dodhen pas hekurave në pritje të përballjes me drejtësiën 8 zyrtarë.