Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën në këtë parti, një ditë pasi Kryesia ka zgjedhur dy kandidaturat për garën e 22 korrikut. Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj tha se Basha do të jetë “de jure” kryetar i PD pas këtyre zgjedhjeve, por nuk do të ketë legjitimitet.

Ai ka kthyer vëmendjen nga qëndrimi që do të mbajë Berisha më 22 korrik, kur do të duhet të votojë për njërin nga dy kandidatët në garë kreun e PD-së. Ai theksoi se Berisha nuk abstenon kurrë.

“Përgjegjës për këtë situatë të krijuar në PD është vetë Lulzim Basha. Ka refuzuar t’i japë Patozit edhe listën e anëtarësisë së PD. Pse duhet ta bëjë këtë gjë.

Unë për vete nuk e gjej vetën në këtë proces.

Po jam kurioz ku e gjen veten Berisha. Pasi ai duhet të votojë Bashën apo Selamin.

Berisha nuk abstenon kurrë. Dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Por besoj se kjo fushatë do ta nxjerrë Bashën “de jure” kryetar të PD, por pa legjitimitet. Nuk e kuptoj çfarë vizioni ka Basha në lidershipin e vet. Por doja të thoja se Basha e kontrollon grupin parlamentar”, tha Besnik Mustafaj.

Veritas.com.al/