-Ka favorizuar debatin mbi padrejtësinë, dashurinë dhe njerëzimin: muzika reggae bëhet trashëgimi e UNESCO-s-

Nga: Sara Giuliani /

Reggae bëhet  trashëgimi kulturore e njerëzimit. Një njohje e veçantë që ndoshta as Bob Marley dhe Jimmy Cliff nuk do ta kishin imagjinuar ndonjëherë.

Komiteti i posaçëm i UNESCO-s, i mbledhur në Port-Louise, kryeqyteti i Mauritius, ka vendosur qe për “kontributin e saj në debatin ndërkombëtar për çështje që lidhen me padrejtësinë, rezistencën, dashurinë dhe njerëzimin”, muzika reggae hyn zyrtarisht në listën e te mirave kulturore jomateriale trashëgimi e njerëzimit.

Për agjencinë e OKB-së, në fakt, parimet socio-politike dhe spirituale, të kujtuara vazhdimisht në këngët reggae, do të kishin ushqyer ndërgjegjen e popujve gjatë viteve, duke i edukuar ata në njohjen e vlerave themelore si dashuria dhe drejtësia. Lindur në vitet ’60 në plazhet e Xhamajkës, zhanri reggae është afirmuar gradualisht në të gjithë botën, falë suksesit të personaliteteve si Bob Marley dhe Peter Tosh. I lidhur me meloditë e Karaibeve dhe fenë Rastafariane, reggae u bë shpejt një mënyrë jetese e vërtetë e afte të kontaminojë tinguj te vjetër dhe të krijojë zhanre të reja muzikore.

Nga dancehall në raggamuffing, nga muzika dub në R & b, jane shumë zhanret muzikore bashkëkohore që kanë rrënjet e tyre në reggae. Mesazhet e paqes dhe dashurisë vëllazërore midis njerëzve dhe popujve shoqërojnë këngët e baballarëve të muzikës reggae, duke përhapur një jehonë solidariteti dhe shprese në nivel global. Një valë që ne distance dhjetëra vitesh më vonë nuk ndalet se magjepsuri dhe mbjellë frytet e saj. Por përkundrazi, duket se tani fiton çmimet më të mira.

Veritas.com.al/