Bryan Alexander, USA TODAY

‘Saturday Night Live’ makes history with remote show amid coronavirus outbreak

Unfortunately, this video is not available in your region.

SS-100-202

Tom Hanks është duke ngritur perden e betejës se tij dhe gruas Rita Wilson me koronavirusin që dërgoi valë shoku globale, ndërsa ata u bënë çifti i parë i famshëm që u testuan pozitivisht për sëmundjen muajin e kaluar.

Duke folur gjatë një interviste të dielën në National Defense Radio Show,Hanks, 63 vjec, tha se ai kishte “disa dhembje trupi dhe ishte shumë i lodhur” gjatë izolimit mjekësor në dhomën me ajër të presuar të një spitali Australian.Wilson, 63 vjeç,gruaja e tij prej 32 vjetësh, kishte simptoma më serioze.

“Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë,” tha Hanks. “Kishte ethe dhe temperaturë më të lartë dhe kishte simptoma të tjera. Ajo humbi sensin e shijes dhe nuhatjes. Nuk kishte asnjë satisfaksion nga ushqimi për pjesën më të madhe të tre javëve “.

Hanks tha që gjendja e Wilson-it dhe efektet anësore nga ilaçi anti-malarie hydroxychloroquine, i administruar për temperaturën e saj tepër të lartë, çuan në atake të forta të të pështjellave.

“Ajo ishte aq keq nga pështjellimet sa duhej të zvarritej në dysheme nga shtrati për te objektet”, tha Hanks, “dhe kjo zgjati një farë kohe.”

Hanks kujtoi se kishte tentuar të bënte një rutinë të rregullt ulje-ngritjesh shtrirjesh dhe ushtrimesh në dysheme në spital.

“U shuajta pas 12 minutash. Unë u shtriva në shtratin tim të spitalit dhe fjeta menjëherë,” tha Hanks.

Pasi një anëtare e ekipit mjekësor erdhi për ta kontrolluar, ai kujtoi, “I thashë, “Sapo pata gjënë më të çuditshme. Thjesht u përpoqa të bëja stretching dhe ushtrime bazë në dysheme dhe nuk munda të arrija as në gjysmën e tyre. ‘ Dhe ajo më shikoi përmes syzeve të saj sikur po fliste me qenien njerëzore më të trashë. Dhe tha: “Ju keni COVID-19”.

Hanks tha se nuk e di se si ai dhe Wilson e kontraktuan virusin ndërsa Hanks ishte në Australi duke xhiruar filmin e Baz Luhrmann Elvis Presley. (Hanks do të portretizojë menaxherin kolonel Tom Parker.) Hanks tha se shumica e izolimit në spital ishte e nevojshme për masa paraprake dhe për të siguruar që ai dhe Wilson nuk do e përhapnin sëmundjen.

Pas dy javësh izolimi, çifti ishte në gjendje të kthehej në shtëpinë e tyre në Los Angeles,ku edhe kanë mbetur.

Hanks doli si i ftuari i parë në mënyrë absolute te “Saturday Night Live” nga kuzhina e tij javën e kaluar.

VERITAS.COM.AL