Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së vrasjes së Klodian Rashës, vizitën e Ramës tek familjarët e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit Lleshi.

 Ai tha se Kryeministri Rama shkon në familjen e Klodian Rashës për të treguar se ndihet fajtor dhe se kjo është një gjë e tepërt dhe se askush nuk duhet të marrë përsipër blerjen e dhimbjes së kësaj fatkeqësie të kësaj familjeje.

 “Unë ndaj qëndrimin e njëjtë me pjesën tjetër shqiptare, kurrë nuk e kam çuar ndërmend të bëj politikë me këto fatkeqësi. Nuk duhet askush të marrë përsipër që të blejnë dhimbjet e kësaj fatkeqësie për familjen. Rama shkon për të treguar se ndihet fajtor dhe për mua është çdo gjë e tepërt. Nuk ka pse Rama të shkojë që të kërkojë të kundërtën që thonë se e vrau Rama, politika dhe shteti. Sipas meje është një djalë i arrestuar në paraburgim ku e ka vrarë një polic shteti. Arroganca e Ramës që nga marsi me VKM, facebook dhe lajmërime në chat, ku shkruan tallje të shenjës së revoltës që fillon nga kryeministri, ku sa kohë në protestë nuk pati asnjë ftyrë politike, ishte një arrogancë. Është një mllef jo vetëm i rinisë shqiptare, por i të gjithë Shqipërisë. Dorëheqja e ministrit Lleshaj kam replikuar me të për problemet e vendit, por unë kam thënë që Lleshaj duhet të japë dorëheqjen në shenjë morali ku ka bërë deklaratë se fytyra e policëve është edhe fytyra ime, por përgjegjësia ligjore është e Ramës. Ky komision është për të zbardhur ngjarjen e vërtetë të UÇK-së ku ftoj Dick Martin, dhe Basha do të dëshmojë”, tha Murrizi.

VERITAS.COM.AL