Deputeti Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokrtistiane, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës që në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar për pushtetin vendor, ka reaguar sot mbi situatën politike.

Edhe pse duket se gjithçka politike ka rënë në gjumin e verës, është zgjuar Dibra që po krijon “ciklonin” e politikës së mbarë vendit. Në Dibër po mbahen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë, pas largimit të të parit, socialist, i kapur në një skandal seksual.

Nard Ndoka sot ka komentuar situatën përmes zgjedhjeve në Dibër:

“A do te jete vota nje garanci per ‘modelet’, per reformat, per qeverisjen, per te ardhmen, per drejtesine, per moralin, per shqiptarizmin?! Te them te drejten, une jam mjaftueshem dyshues, sa me duhet te pres deri me 11 Shtator”, shkruan Ndoka.

11 shtatori është data e cadekretuar për zhvillimin e votimeve.

Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Ndoka thotë se vota në Dibër do të tregojë sa e vlefshme do të jetë reforma në drejtësi. Duke analizuar dy modelet e kandidatëve në garë, Ndoka shkruan:

“Ne Diber kemi dy modele qe do gjykohen me vote nga votuesit, ‘modeli Shehu’ dhe ‘modeli Rama i vogel’. Modeli Shehu si model risi, ku individi dhe koalicioni ne kete rast paraqiten ne lartesine e mundshme dhe modelin Rama i vogel ku ka Ramen e madh te PS dhe Ramen e mesem te LSI, nje model problematik, konfliktual, i deshtuar deri ne neveri!”