Kreu i PDK, Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, ka thënë mbrëmë se nëse mbahen zgjedhjet me 30 qershor, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dështuar.

“Basha ka një bast me shqiptarët, me demokratët, me aleatët e tij, nëse zgjedhjet lokale mbahen me 30 qershor Lulzim Basha ka dështuar, dhe ne bashkë me të.

Kjo është e padiskutueshme, dhe kjo do të jetë një koste jashtëzakonisht e madhe për vendin dhe ne do të mbajmë përgjegjësinë tonë”-tha Ndoka’.

Veritas.com.al/