Qeveria Rama mesa duket menjëherë ka nisur hakmarrjen ndaj qytetarëve kuksianë që protestuan dje në “Rrugën e Kombit”.

Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës ka pasur një valë arrestimesh, ndërsa patrullat e policisë qarkullonin gjatë gjithë natës në qytet duke bërë kontrolle. “News 24” raporton se deri në tani janë arrestuar disa persona.  Familjarë të protestuesve janë mbledhur para Komisariatit në Kukës dhe kërkojnë familjarët e tyre.  “Policia erdhi në orën 3 të natës në banesa. Nuk e dimë ku i kanë dërguar të afërmit tanë.”, shprehen familjarët. Qytetarët që po protestojnë para komisaritit janë shprehur se dje policia qëlloi me rrugë mbi ta.  Nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim zyrtar për këto arrestime. Por pritet që pa pak të dalë në një tjetër komunikim zyrtar kryeministri Rama.

Protesta dje         

Një ditë më parë  qytetarët  “u ngritën” dhe protestuam kundër taksës së sapovendour në “Rrugën e Kombit. Protesta zgjati rreth katër orë dhe kulmoi në përleshjet mes policisë dhe qytetarëve. Madje pati edhe disa të plagosur nga kjo protestë.

Qytetarët u shprehën se gjatë protestës ata u provokuan nga forcat e policisë. “U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan. Policia ushtroi dhunë, prandaj arritëm në këtë shkallë se kemi qenë për protestë paqësore, ka përdorur shkopinj gome policia dhe iku puna, mbaroi cdo gjë. Jemi provokuar pa masë, sa filluam të mblidhet populli kanë gjuajtur me shkopinj gome”, u shprehën protestuesit dje.

Tërheqja e Edi Ramës:

Pas protestës duke folur për “Rrugën e Kombit”, Rama bëri një tërheqje  duke dhënë njoftimin se ‘përdoruesit e shpeshtë të rrugës nuk do të paguajnë njësoj’. Po kështu  Rama, këshilltarët  bashkiakë të PS-së në Kukës, i quajti të përjashtuar nga familja socialiste.

“Po ashtu, çdo këshilltar socialist i Bashkisë së Kukësit, që ka ngritur dorë qorrazi, apo me vetëdije për thirrjen e pseudoprotestës së ngjizur me urdhër nga Tirana për realizmin e shfaqjes së sotme të barbarisë së dhunshme, e ka humbur po sot, të drejtën që të jetë pjesë e familjes sonë politike, Partisë Socialiste të Shqipërisë”, u shpreh Rama. /Komenti nga Hashtag.al/

Veitas.com.al/