Ngjarjet e kampit famëkeq të Tepelenës gjatë regjimit diktatorjal, janë shndërruar në debat mes ‘historianësh’. Në debat është përfshirë edhe Kurt Kola, biri i një antikomunisti të njohur në Mat dhje vetë i internuar e burgosur gjatë diktaturës komuniste.

Inagurimi i kampit terrorist te Tepelenes.

Nga: Kurt Kola/

Natën e 15 prillit 1949, rreth 100 kamione ushtrie me te internuar te bashkuar Jug–Veri nje muaj me pare ne Berat, kalojne mbi uren e Gorices drejte Jugut….

Komandanti e komisari, Xhafer Pogaci e Syrja Bajrami, njeri printe autokolonen e gjate, tjetri ne kamionin e fundit. Majori, arkitekt i ketij kampi, Niqit Andoni, me nje grup oficere te MB. hipur ne nje kamjocine, kontrollonte, here para, here mbrapa autokolonen….

Përtej mesnate, kur njerzit e lodhur dremisnin mbi makina, kamiini ku ishte komisari mori rrokullimen teposhte rrëpirës se malit…

Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!….. Te internurit zbriten e turren te gjejne viktimat…..

I mblodhen neper dushknajë dhe i sollen ne xhade… Dy te vdekur: Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) bija e Abas Kupit… 26 te plagosur, me thyerje këmbësh, krahësh e brinjësh…..

Zoti i Madh kishte ruajtur pa asnjë gervishtje 4 djemte e bashkëshortëve te vdekur, te moshes 2 deri 12 vjec!!!!

Pas kembenguljes te internuarve u thye majori kriminel Niqit Andoni qe donte nje varr te perbadhket!

Me mjete rrethanore te internuarit hapen dy varre dhe varrosen bri njeri-tjetri burr e grua ne moshe rreth 40 e 35 vec!!

Nuk di nese djemte i kane marre eshtrat e tyre e rivarros ne Tirane?

Asnjë përgjegjësi, as proces- verbal nuk u mbajt per kete krim, sepse ishte i planifikuar qe kampi i eksperimenteve te torturave te fillonte me nje masakër….

Duke qene “banor” i ketij Buhenvaldi komunist fillim– mbarim, do te pasqyroj, ne vijimsi tmerret e perjetuara aty!

Veritas.com.al/