Nëse duan të mbijetojnë në tregun e madh të BE-së, fermerët duhet të bashkohen në shoqëri për produktet e tyre. Kryeministri Rama u bëri të qartë fermerëve të Dibrës që, me anëtarësimin në BE, grupimi është një domosdoshmëri, jo dëshirë.

Kush nuk do të bashkohet, Rama i paralajmëroi se do të dështojë dhe nuk do të arrijë të fitojë.

Vetë bashkitë për këtë presin fondet e IPARD, ndërsa Kryeministri i këshilloi që të marrin kredi në bankë, pasi do të ketë lehtësime të interesit me garancinë e shtetit.

Kryebashkiakëve të majtë u shtohen kushtet për rikandidimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale; krahas paketës së maleve, nevojiten edhe kooperativat si në BE.

Duke qenë në këtë zonë, Kryeministri Rama shijoi edhe ironinë dibrane.

Ndërsa vetë bëri batuta për shpërblimin e demokratëve nga ana e PS.

(A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *