( Kryeministri Rama sot në Kuvend)/

Pritej që seanca jashtë radhe e Kuvendit të ishte ‘e egër’, ku edhe mund të shkarkohej presidenti. Kryeministri kishte paralajmëruar luftë. Mirëpo nuk ndodhi ashtu.

Presidenti Meta, që me natë, ka dekretuar drejtorin e SISH, duke mbyllur njërën nga plagët mes kryeministrit dhe presidentit. Ndërkohë ish kryeministri Berisha paralajmëroi se janë zhvilluar bisedime të fshehta gjatë natës. Me sa duket paskan qenë të vërteta.

Sot tonet e kryeministrit Rama në Kuvend kanë qenë të buta, madje ka thënë se shpreson që thyerja mes tyre ‘të mos shkojë përtej dekretimit’.

Me sa duket ditët e ardhshme Meta do të dekretojë edhe ministrin e Brendshëm që nuk pranoi ta dekretojë.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një refuzim të paprecedentë mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu përgjigj Metës me fjalët të cilat ai u shpreh se ia kishte thënë edhe personalisht në takimin dypalësh në Presidencë.

“Ndodhemi në një moment delikat, se vihet në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit,” tha Rama.

Kryetari i qeverisë gjithashtu paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.

Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.

Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.

Veritas.com.al/