(FOTO: Lazer Filipi)/

 

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur shqiptar, Lazër Filipi. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e tij.

Lazer Filipi është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921, është aktor dhe skenarist i mirënjohur shqiptar. Rolet e tij shkëlqyen për artin e kohës.  Roli më i paharruar ka qenë ai në dramën “Orët e Kremlinit” që e identifikoi gjithnjë më vonë Lazer Filipin me Vladimir Iliç Leninin.

Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali Pashe Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonapartin nga drama e Aleksandër Moisiut.

Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.

Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi.

/Veritas.com.al/