Ndoshta është nga rastet e rralla kur në një lajm mbi vdekjen e një personaliteti nuk është e nevojshme të thuhen atributet. Për shembull do të ishte e tepërt të thuhej për Dritanin: “Ministër i Energjitikës, deputet i admirueshëm, i lidhur ngushtë me qytetarët që përfaqësonte në Kuvend…”.
Dritan Prifi është shumë i njohur për indivualitetin e tij. Ai ka ndërruar jetë sot, pasi më në fund refuzoi të merrte me oksigjen dhe ilaçe kunbdër sëmundjes së rëndë të kancerit, e cila e lodhi pa masë.
Dritan Prifti vuante nga leuҫemia prej disa kohësh.
Njerëzit e afërt dhe miqtë, madje edhe votuesit e tij, e dinin se jeta e tij ishte shkurtuar shumë. Para votuesve të tij në Libofshë të Fierit, në fillim të fushatës së zgjedhjeve të qershorit 2017, ai tha:
“Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju në politikë. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushatë. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt. Nuk dua të mërziteni”, -tha Prifti
Dritan Prifti ishte i martuar dhe kishte 4 fëmijë: 3 djem dhe 1 vajzë.
Tre nga 4 fëmijët e Priftit: Davidi, Tedi dhe Livia kanë zgjedhur rrugën e modelingut dhe kinematografisë.
Veritas.com.al/