Futbolli shqiptar është në zi, pasi ditën e sotme ka humbur jetën ish futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Kombëtares Shqiptare, Fatmir Frashëri.
Ish mbrojtësi ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, ndërsa angazhimet në futboll i kishte ndërprerë që në vitin 2003, kur ishte për disa kohë trajner i Tiranës.
Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Fartizanin.
Sa i përket karrierës si trajner, Fatmir Frashëri ka drejtuar për shumë vite, në 4 periudha të ndryshme Tiranën, por edhe skuadra si Naftëtari, Besa e Dinamo. Me fanellën kuqezi të Kombëtares, Fatmir Frashëri zhvilloi 12 takime.