Në Capitol Hill në Uashington, të mërkurën, ka pasur të shtëna kur një person i panjohur, me automjetin e tij, ka goditur veturën e policisë dhe më pas ka tentuar të shkelë disa policë, të cilët po ecnin këmbë në hapësirën rreth ndërtesës qeveritare- ka bërë të ditur policia e Uashingtonit, sipas ABC News.

Por pak pas incidentit, nga Uashingtoni policia njoftoi se sulmi mbi makinën e Policisë  nuk ka të bëjë me terrorizmin, transmeton Fox News.

Në Capital hill në Uashington ka pasur të shtëna kur një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka goditur me automjet veturën e policisë.

Gruaja e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në burg.

Veritas.com.al/