Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçate. Lajmin e konfirmoi për mediat qendra e themeluar prej tij.

Siç konfirmoi zyra e tij, ish-presidenti u largua në paqe në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, nga ku merrte kujdes shëndetësor që nga shkurti i vitit 2023.

Carter jetoi më gjatë se çdo president tjetër në historinë e Shteteve të Bashkuara. Po ashtu ai pati edhe martesën më jetëgjatë- 77 vite me Rosalynn, i cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023.

Çifti kishte katër fëmijë dhe shumë nipër e mbesa. Pavarësisht sfidave shëndetësore në vitet e fundit, përfshirë trajtimin për kancerin e lëkurës, Carter vazhdoi të ishte aktiv në angazhimet humanitare dhe vijoi të jepte mësim në shkollë, deri pak para vdekjes së tij.

Demokrati Carter shërbeu si president nga 1977 deri në vitin 1981, një periudhë kjo gjatë së cilës u pa një krizë ekonomike dhe diplomatike.

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë me një mbështetje të ulët, Carter arrti që ta rregullonte reputacionin e tij me anë të punës humanitare në sajë të së cilës fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqen në 2002.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *