Lajmin e hidur për vdekjen e artistes së shquar e ka dhënë para një ore Zeta Gallery në Tiranë

‘Lamtumirë mikja jonë, artistja shumëdimensionale Lumturi Blloshmi!
Jemi të gjithë pa fjalë, edhe pse ka shumë për të thënë për ty, shkruan Zeta Gallery.

Lumturi Blloshmi (Tiranë 23.08.1944- 27 nentor 2020)  ishte pjesë e artistëve bashkëkohës modernë shqiptarë.

Artistja Blloshmi kryeu  Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1959-1963) dhe vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve,Tiranë dhe diplomohet në vitin 1968.

Blloshmi është anëtare e shoqatës së grave artiste shqiptare “Linda”. Piktorja Blloshmi filloi krijimtarinë në prag të ngjarjeve të vështira që kalonin artistët në Shqipëri në vitet 1973-1974, ku mjaft udhëheqës të lartë të Partisë dhe shtetit si dhe krijues artistë u dënuan me burgime nga diktatori i atëhershëm Enver Hoxha.

Pra, në këtë atmosferë ajo punoi kryesisht pejzazhe e portrete me të cilat prezantohet në ekspozitat kombëtare të kohës, të cilat janë realiste.

Shkrimtarja Natasho Lako i bën një kërkesë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj:

“Zotit Erion Velia

Bashkia TIrane

Galerise se ARTEVE

Ju lutem ne interes te trashigminise se Lumturi Blloshmit, interesohuni per fatin e pikturave te saj, qe gjenden ne dy apartamente te ndryshme. Lumturi Blloshmi jetonte vetem. Me sa di une nuk ka ne Tirane te afert dhe ka qene gjithenje e shqetesuar per fatin e veprave te saj”.

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi ka ndërruar jetën si pasojë e COVID-19.

Ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spitalin Infektiv, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetoi.

Blloshmi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare,  duke lënë pas një vepër të madhe në artin dhe pikturën shqiptare. Të gjitha vitet e jetës ia dedikoi pikërisht profesionit që ishte kthter në pasionin e saj më të madh’, shkruan zonja Lako.

VERITAS.COM.AL

See the source image