Të premten (13 gusht) ka ndërruar jetë politologu kosovar, Ramush Tahiri, njofton Radio Evropa e Lire.

Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, shprehur pikëllimin nga humbja e bashkëpunëtorit të saj.

“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Politologu Tahiri për shumë vite ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Gazetari Milaim Zeka, që njëherit ishte mik i ngushtë me të ndjerin, ka publikuar bisedën e fundit me Tahirin.

 Zeka të paktën tre herë e kishte pyetur Tahirin lidhur me shëndetin e tij. Gjithashtu i kishte çuar edhe të fala nga miqtë e tjerë.

“Ne kepute shpirtin, na zhbirove zemren, e ne çmende trurin”, shkroi Zeka.

Pas vetës, Tahiri ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.

Ai ka qenë këshilltar politik i presidentes së vendit, Atifetje Jahjaga.

Ai ashtu ka qenë edhe këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës.

 Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komomerative për nderë të tij.

 

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zekës:

 

Askush nuk po besojme ikjen Tende, Ramush Tahiri

Sa shume ke me na mungu. Po shume ke ma u mbajte ne mend, per gjitheçka. Ti je pjese e historise te Kosoves. Tridhjete vite bashke, ne gezime e hidherime.

Kurr nuk do i harroje keto mesazhe ne ditete e fundit te jetes. Kurr nuk u dorezove…