Dita e sotme e fundit të vitit nisi me një lajm të trishtë për botën e futbollit; ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli u nda nga jeta.

Edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi përmes një statusi në Facebook reagoi pwr ngjarjen:

“Sot u nda nga jeta një personalitet i jashtëzakonshëm i sportit dhe i futbollit kombëtar Prof.Shyqyri Rreli. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të zhvillimit të sportit e në veçanti futbollit. Kontributi i tij i gjithanshëm si një futbollist kampion, por edhe si një trajner i arritjeve historike në drejtim të Ekipeve Shpresa në nivelet më të larta ndërkombëtare, të Ekipit Kombëtar dhe të ekipit të jashtëzakonshëm të Tiranës (17 Nëntori) të viteve ’80, meriton nderim dhe respekt. Edhe sot kemi emocione kur kujtojmë Ekipet Kombëtare Shpresa që me këtë trajner të madh fitonin kampionatet ballkanike dhe mundnin ekipet më të forta të kontinentit, apo Kombëtaren e jashtëzakonshme që nënshtronte 2 me 0 Belgjiken e Pfafit, Shifos dhe Kulemansit, duke guxuar për t’u kualifikuar në kampionatin botëror të Meksikës”, shkroi Meta.

Veritas.com.al/