Ndahet nga jeta ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi. Lideri i “Forza Italia” dhe themeluesi i Mediaset ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë.

Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë. Të dy familjarët mbërritën rreth orës 9:30, brenda pak minutash nga njëri-tjetri. Të dy hynë në nga hyrja në via Olgettina 60 me makinat e tyre. Pak minuta më vonë në spital kanë mbërritur edhe vëllai i tij Paolo dhe vajza e tij Marina së bashku me vajzën tjetër Eleonora.
Lideri i ‘Forza Italia’ dhe themeluesi i Mediaset, Berlusconi ka qenë 3 herë kryeministër dhe ka drejtuar Italinë për 9 vite në periudha të ndryshme (1994 -1995, 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011)