Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë. Aktori Xhemil Tagani ka ndërruan jetë në moshën 75-vjeçare.

Tagani u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa do të mbaronte Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi.

Xhemil Tagani ka interpretuar  role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

(1945-2020) Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare!

U dallua per zerin e tij karakteristiik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjese e orga nikes se ketij institucioni derisa del ne pension. Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua per  aftesite e tije organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese , huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq. Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet “Fytyra e dyte”, “Nen dritat e skenes”, “Duke u gdhire viti 145, “Monserrati”. “Komunistet”, “Shtepia me dy porta” e te tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj.

Jo rrallehere aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e vecorive komike te personazheve, vecse pa humbur vertetesine dhe natyrshmerine e te shprhurit te tyre. Perdorte me hijeshi dhe efekt zhargoni n tiranas te te folurit, sikunder u vu re dukshem ne misherimin qe i beri rolit te Qazim Mulletit ne komedine “Prefekti” te B. Levonjes (1974) qe mbetet nga realizimet me te mira te tije; ose shfrytezonte ne menyre te frytshme kundershtite komike qe ofronte situata ne raportet midis karakterit dhe veprimit te tij si me rolin e Jorgos te drama “Doktori pacient”  te R. Pulahes. Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe nje numer te konsiderueshem në kinematografi. Spikati vecanerisht ne rolin e priftit te “Perralle nga e kaluara” (1987) si dhe me rolin e beut  te “Toke e pergjakur” (1976). Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension. Nderron jete me 4 janar 2021.

Kinematografi

1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.

1969 – Perse bie kjo daulle;

1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);

1976 — Tokë e përgjakur (Beu);

1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;

1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);

1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);

1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);

1989 – Kush eshte vrasesi;

1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;

 

Teatër

13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)

27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);

04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);

04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);

18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)

1974 — “Prefektin”  e Besim Levonjes

1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;

20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);

11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);

1976 – Epoka para gjyqit;

24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës  (.Samiu); “Komunistet”

“Karavidhet” (daje Ceni);

01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)

“Kryqi i bardhë”

“Zbutja e kryeneces”