Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur gazetarja e njohur Shqiptare, Arlinda Canaj. Lajmi është bërë i ditur nga e bija e saj fillimisht, e cila ka përdorur faqen në FB të Arlindës për të njoftuar lajmin e kobshëm.

Po kështu, edhe “Konica.al”, media ku punonte së fundmi Arlinda, ka njoftuar ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Canajt.

Fillimisht u tha se gazetarja ka mdwrruar jetw ‘papritmas’. Por Policia ka shkuar nw vendngjarje dhe ka deklaruar se gazetarja Canaj ka ndwrruar jetw nga rwnia nga njw lartwsi prej katwr kate tw pallatit ku banonte.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./

Veritas.com.al/