Deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli është ndarë nga jeta  para kohe. Ai vuante nga pankreasi akut. Mësohet se deputeti i Lezhës ka ndërruar jetë në një spital në Itali.

Pak kohë më parë  ishte dërguar me urgjencë për mjekim.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të LSI-së nga koalicioni me PD-në, ai i dha votën Berishës për të mbajtur qeverinë. Si shpërblim Berisha e futi në listat e PD-së. Pas marrjes së mandatit të deputetit nga PD, Kadeli përfshi në grupin e LSI.