Donald Trump u ul me Sean Hannity nga ‘Fox News’ pak pas konferencës së tij për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin, pas samitit të Helsinkit. Jo çuditërisht, Hannity ka shprehur fjalë të forta lëvdimi për Trump, i cili nga ana e tij ka dhënë elozhe të forta për Putinin.

Hannity filloi intervistën duke thënë:

“Ju sapo përfunduat konferencën për shtyp me presidentin Putin disa momente më parë. Shumë gjëra janë duke u bëre. Keni qenë shumë i fortë në fund të konferencës për shtyp.” Shumë i fortë”, i referohej shqetësimit që presidenti kishte ngritur për serverët e email-it dhe ish agjentin e FBI-së Peter Strzok në përgjigje të një pyetjeje rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump, nga ana tjetër, i bëri elozhe Putin, duke thënë: “Mendova se Presidenti Putin ishte shumë i fortë.”

Intervista e Hannity u zhvillua përpara se Trump të njihej me reagimin negativ ndaj konferencës për shtyp në shtëpi. Shumë njerëz, madje edhe ata në vetë partinë e tij, kanë kontestuar Trump qe ka besuar Putin mbi komunitetin e inteligjencës së SHBA, kur udhëheqësi autoritar i tha atij se Rusia nuk ka ndërhyre në zgjedhjet e vitit 2016.

Megjithatë, Trump e konsideroi samitin një sukses të madh, duke thënë, “Epo, mendoj se po bëjmë vërtet me te mirën me Rusinë që nga sot. Mendova se kemi bërë tmerrësisht keq më parë. Dua të them tmerrësisht rrezikshmërisht.

“Ishte kaq e madhe, kaq dramatike sot?- pyeti Hannity.

Trump u përgjigj: “Unë mendoj se ishte kryevepër sot, por mendoj se ishte shumë keq pesë orë më parë”.

Veritas.com.al/