5 persona janë vënë në pranga të policisë në Durrës, pas një operacioni në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme, tek Kepi i Rodonit.
Eshtë arrestuar në flagrancë shtetasi Selim Alla, 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
VERITAS.COM.AL