Prokuroria e Katanias ka dhënë pretencën e saj në përfundim të hetimeve për bandën e Habilajve. Ndëshkime shembullore, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve.
Ndëshkime shembullore, kështu i përshkruajnë mediat italiane pretencën e prokurorisë së Katanias për bandën e Habilajve.
Raportohet se Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg për Moisi Habilaj, i cili ndodhet pas hekurave që prej fundvitit 2017.
Gjithashtu pretenca është edhe në për shqiptarët e tjerë që ishin nën hetim: Për Meridian Sulajn u kërkua 12 vite burg. Për Nazer Seitin, i konsideruar si financieri i grupit, janë kërkuar vetëm 6 vite burg. Ndërkohë që është kërkuar shfajësim për Fatmir Minaj.
Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Për Ëilliam Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet e katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.
Hetimet italiane, të kryera nga policia e financave, u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. I afërmi politik i Habilajt, Saimir Tahiri, është nën vëzhgim. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, magjistratët shqiptarë arritën në muajt e fundit. Në pyetjet e tyre, në burgun Bicocca, Habilaj vendosi të përgjigjet, por përmbajtja e procesverbalit, të paktën për momentin, nuk u zbulua.
Veritas.com.al/