Qe ne ora 5 te mengjesit Pogradeci, sidomos zona turistike e Tushemishtit, eshte zgjuar nga beteja me arme zjarri mes gruoeve te trafikanteve te droges.

Policia ka arrestuar një 43 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 41 vjeçar, të cilët tenatuan të kalojnë 32 kilogram kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, duke rrezikuar jetën e punonjësve të doganës.

Bëhet me dije se është arrestuar L.N., 43 vjeç, banues në fshatin Pishkash Veri, Përrenjas, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.A., 41 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec.

Sipas uniformave blu, drejtuesi i automjetit, shtetasi L.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke kryer manovra të rrezikshme dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre nëpër pyll, prej ku ka arritur të arrestojë njërin prej tyre.

VERITAS.COM.AL/