Ndodh mrekullia! E mitura 3-vjeçare që ra mbrëmjen e djeshme nga kati i 7 i banesës është jashtë rrezikut për jetën.
3-vjeçarja ka qenë së bashku me prindërit kur aksidentalisht ka rënë nga ballkoni, por fatmirësisht ra mbi tendën e një biznesi që ishte në katin e parë.
Fillimisht e mituara u transportua në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, ku u raportua se ishte në gjendje të rëndë.
Më pas, ajo u transportua në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializura, ku vijon të jetë e shtruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.