Vërejtje, gjobë që shkon deri në 1 milion lekë, pezullim për të kryer shërbime shëndetësore të caktuara e deri heqje të licensës do të ketë për mjekët që shkelin etikën mjekësore dhe gabojnë në dhënien e shërbimit ndaj pacientit. Këtë parashikojnë ndryshimet në ligjin për urdhërin e mjekut.
Akti normativ i qeverisë, i miratuar me 1 gusht, është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas tyre, mjekët e qendrave shëndetësore dhe spitaleve publike e kanë të ndaluar të punojnë në sistemin shëndetësor privat më shumë se 30% të orëve mujore që punojnë në shtet.
Ndërsa pacientët që u kërkojnë ndihmë në shërbimin publik në përputhje me specialitetin e tyre nuk mund t’i dërgojnë në privat. Ndryshimet ligjore parshikojnë gjithashtu që për të punuar në spital privat një anëtar i urdhrit të mjekëve duhet t’i kërkojë leje titullarit të spitalit publik ku është i punësuar.
Ndërkohë drejtuesit e shërbimeve shëndetësore të çdo niveli në publik dhe Universitetin Mjekësor nuk mund ta mbajnë këtë funksion në një spital privat. Qeveria ndërmori këto ndryshime ligjore për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësore në vend.