Një studim i kohëve të fundit i publikuar nga revista shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences zbulon se ethet e planetit Tokë vazhdojnë të rriten. Pasojat e kësaj rritjeje të vazhdueshme do të ishin tronditese. Vetëm rikthimi total i politikave industriale botërore në një ekonomi të gjelbër dhe të llogjikshme mund të shpëtojë të ardhmen e njerëzimit

Manuel Glauco Matetich

E ardhmja e planetit Tokë luhet sot, edhe pse pika pa kthim i afrohet gjithnjë e me shume.

Ky është skenari dramatik i përvijuar nga studimi i fundit i kryer nga një ekip shkencëtarësh australianë, suedezë dhe danezë dhe botuar në revistën shkencore të SHBA-së, Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Rezultatet e paraqitura nga studimi shkencor na kujtojnë se toka vazhdon të jetë e sëmurë dhe se ndryshimet e mëdha klimatike të dekadave të fundit po ndikojnë rende në gjendjen e saj te ethshme. Temperatura e planetit është në rritje dhe duket të jetë shumë e vështirë për të mbajtur ngrohjen globale brenda 1,5-2 gradë Celsius, siç supozohej më parë.

Edhe nëse reduktimet në emetimet e karbonit të kërkuara nga marrëveshja e Parisit, të nënshkruara në dhjetor 2015, janë të kënaqshme, ekziston rreziku që planeti të hyjë në atë që shkencëtarët e quajnë kushtet “Hothouse Earth” (Planet Serë).

“Brenda disa dekadave”, tejkalimi i këtij pragu do të thotë të kesh “një temperaturë 4-5 gradë Celsius më të lartë se periudha para-industriale dhe një nivel te detit 10 deri 60 metra më lart se sot”, siç raportohet nga studimi. , Aktualisht temperaturat mesatare globale janë pak më të larta se 1 shkallë në krahasim me epokën paraindustriale dhe rriten me 0.17 gradë për dekadë.

“Nëse planeti Tokë me të vërtetë bëhet një planet serë, vendet në tokë do të bëheshin të pabanueshme”, paralajmëroi Johan Rockström, drejtor i Stockholm Resilience Center.

“Një ngrohje prej 2 gradë mund të ativizojë pika të rëndësishme që jane te ndalura , duke rritur më tej temperaturën që mund të ktiviztojë elementë të tjerë të stopuar me një efekt domino që mund të cojë Tokën në temperatura edhe më të larta”, thuhet në studimin e fundit të Pnas.

E gjithë kjo do të shkaktonte pasoja katastrofike me një efekt domino të pandalshëm: rritja e pakontrolluar e temperaturave të planetit do të çonte në shkrirjen e pashmangshme të kapakëve polare të cilat do të rrisnin nivelin e oqeaneve, duke gëlltitur rajonet bregdetare ku jetojnë qindra miliona njerëz.

Por ende ka pak shpresë për njerëzimin. Zgjidhja e vetme e mundshme për të shpëtuar planetin tokë është që menjëherë të fillojë të kthejë mbrapsht të gjitha politikat industriale që ende sot po miratojmë (sigurisht që vendimi i SH.B.A.-së për t’u tërhequr nga marrëveshjet mbi  klimën nuk ndihmon në përmirësimin e situatës dhe nuk shkon drejt këtij drejtimi). Në fakt, ne duhet t’i ri konvertojmë sistemet tona ekonomike dhe produktive drejt një ekonomie green (të gjelbër) dhe të qëndrueshme. Stop mbetjeve te karbureve dhe rruge te lire burimeve energjitike me emetime të ulëta të CO2. Përveç kësaj, duhet të zhvillojmë metoda të reja të menaxhimit të tokës, me një ndikim minimal mjedisor, të përmirësojmë praktikat aktuale bujqësore, të ndalojmë shpyllëzimin dhe të mbjellim pemë të reja për të rritur pyje te reja në shumë vende në planet. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë të arrestojmë me te vërtetë rritjen e vazhdueshme të etheve të planetit Tokë.

Veritas.com.al/