Çmimi i naftës dhe gazit është ulur, ndërsa i benzinës është rritur me 6 lek për litër.
Ulje të çmimit ka pësuar edhe gazi, ku nga 86 lek për litër, nga sot në orën 18:00 do tregtohet me pakicë për 83 lekë/litri.
Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 242 lekë për litër, nga 236 që ishte më parë.
Bordi i Transparencës
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.