Konferenca e Kryetareve në Kuvend ka marrë vendim për të nisur më 19 prill, raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Vendimi u mor pas kërkesës së paraqitur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, drejtuar kryetarit tw Kuvendit, Ilir Meta, javën e kaluar.

Në raundin e parë do të bëhet prezantimi i kandidatëve për President.

Kryetari i Kuvendit, Meta, njoftoi deputetët në nisje të seancës së sotme, se “Konferenca, me konsensus, vendoi të fillojë procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, ditën e mërkurë, ora 18:00 në sallën plenare të Kuvendit. Procedurat do të jenë sipas Kushtetutës.”

/Veritas.com.al/