Gjithsej gjatë 24 orëve vendi ka ndjerë lëkundje 12 herë.

Tre nga këto lëkundje tërmeti janë ndjerë pas mesnate, kryesisht në veri të Shqipërisë.

Pas lëkundjeve me magnitudë 4.3 ballë në Ersekë ditën e djeshme, aktiviteti sizmik është zhvendosur në Berat e më pas në Bulqizë. Por në total janë 12 lëkundje tërmeti në 24 orë të regjistruara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, mund të thuhet një aktivitet i dendur sizmik.

Lëkundjet më të forta kanë qenë në orët e para të mëngjesit të së shtunës me magnitudë 4 ballë të shkallës Righter në Ersekë. Janë 8 lëkundje të regjistruara në këtë zonë. Ndërsa mëngjesin e sotëm lëkundje të tjera janë ndierë në Berat dhe Bulqizë.

Veritas.com.al/