Astronomët janë në pritje këtë muaj pasi pesë planetë të sistemit diellor do të jenë të dukshëm nga Toka si pjesë e një shtrirjeje të rrallë planetare. Më 28 mars, Jupiteri , Mërkuri , Urani, Marsi dhe Aferditsa pritet të rreshtohen së bashku në një pjesë të vogël të qiellit pas perëndimit të diellit.

Dy nga planetët më të shndritshëm, Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë të dukshme pranë horizontit, ndërsa Aferdita pritet të shkëlqejë më lart në qiell. Vitin e kaluar, astronomët në hemisferën veriore patën mundësinë të shihnin Merkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla, por diçka e tillë nuk do të ndodhë përsëri deri në vitin 2040.