Frrok Çupi/

Po të lejonin varreza në Aushvic, atëherë ADN e krimit do të zbulohej shpejt. Duhej të mbaronte Lufta, për të zbuluar një pjesë të së vërtetës së tmerrshme.  Edhe sot mes nesh, ka “vakëfe” por nuk ka varreza. Parlamenti i Shqipërisë dhe qeveria, janë “vakëf”; aty fshihet krimi. Deputeti Ben Blushi, pardje në Interpelancën e kryeministrit u kthye në “Varrezë” për të dëshmuar Aushvicin, por kaq. Ai e tregoi krimin nga brenda…

Që nga Aushvici Nazist e deri më sot, krimi është fshehur brenda për brenda. Duhej të kishte ndryshuar bota me Brexit dhe me zgjedhjen e Donald Trump, që të zbulojmë të vërteta tronditëse.

Ndryshe do të ishte e pamundur; por edhe që të mos bëhej ky ndryshim i madh- edhe kjo ishte e pamundur. Me atë establishment as që mund të zbulohej gjë; ashtu sikurse në vitin 1940 deri ’45, ata nuk lanë varreza na Aushvic. Aty u gjetën gjashtë mijë e ca kilogram flokë, por jo kocka njerëzish. Shkaktarët nazistë ishin gati të thonin: “ja, u qethen dhe ikën”. Prderisa eshtra njerëzish nuk kishte… A ka prova këtu për shembull, se sa drogë u mboll dhe sa avionë droge erdhën në Shqipëri? Ata mbollën, korrën, transportuan dhe… ikën. Domethënë vetëm “u qethën”. Nuk ka “varreza”… A ka prova sa armë u shiten për interesa lufte e kasaphane, nga Shqipëria. Vetëm një gazetë amerikane shkroi për një shumë te 200 e ca milionë dollarë dhe për “Lord  of the War”, dhe kaq… A ka llogari të hapura për pasurinë publike që kanë grabitur qeveritarët? Po për lekët që u blenë e blihen vota? Po për vilën sa ka kushtuar?…

Në Aushvic vdiqën 1.1 milionë njerëz, por pa varreza…

Rastësisht numri i atëhershëm i viktimave  ka një koincidencë tragjike me numrin e emigrantëve që kanë hyrë në Gjermani që nga viti 2015; por s’ka ndonjë lidhje tjetër. E vetmja lidhje është se “bomba” emigratore u mbajt e fshehur, pa “headstone”. Po të kishim vazhduar të bashkëjetonim me të njëjtin establishment, atëherë e keqja do të bëhej më e madhe.

Por nuk është e vogël. Bota u nda përnjëherë në dy pjesë dhe u zbulua substanca që ishte fshehur…

Nuk mund ta dinim po të vazhdonim me ata që e krijuan skenën. A e dinim ne se “të jesh gjerman, je në kulmin e Botës”?… Madje vetëm pak javë më parë e kishim menduar se “ky komb nuk bie në batak”. Madje pak muaj më parë… madje pak ditë para 9 Nëntorit kur zgjedhjet e Amerikës i fitoi Donald Trump. As do të na shkonte mendja të gërmonim  se mund të ishte ndryshe me Gjermaninë.

Sot mund të themi  se “kombi gjerman ndodhet para një krize”. Vetë gjermanët sapo kanë nisur të mësojnë për fatin e tyre të fshehur. Gjermanët ndjehen të huaj në vendin e tyre- sipas studimit të kryer pak muaj më parë. Një e treta e gjermanëve të intervistuar nga studiuesit thanë se ndjehen të huaj në Gjermani. Studimi i kryer nga Fondacioni Friedrich Elbert Foundation, konstatoi se 53 për qind e gjermanëve kanë qenë kundër ardhjes së emigrantëve të huaj në Gjermani! Gjermanët zbuluan se qeveria e tyre po u jepte shtetësinë myslimanëve. Të gjitha po ndodhnin tinëzisht; elitat politike liberale vepruan si skuth.

Nuk dua të bëhet lidhje me Aushvicin, padyshim,- por fenomeni e ndarjes së epokës për të zbuluar tragjizmin e asaj që kishim, është i njëjti fenomen. Elitat politike liberale  dhe popujt u bënë dy gjëra të ndryshme, herë- herë armiqësore. Në Evropë, këtu, në Lindje e gjetkë,- armik i popullit është perceptuar qeveria.

Qeveria gjermane, me kancelaren Merkel, “shqeu kufijtë” për nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika e Veriut; vetëm brenda vitit 2015 hynë 1,1 milionë emigrantë. Por këta, të lejuar nga kancelarja,  iu sulën edhe Evropës. Nesër kur të shembet Evropa, do të bëhet pyetja si me Romën: “Kush e shembi Romën?”. Sot e kësaj ditë kjo është enigma e Madhe. Edhe pse Roma është e mbushur me dëshmi nga antikiteti, edhe me varreza pa fund… por e vërteta e shembjes u nxor jashtë Romës, njësoj si miliona robër të Aushvicit ditën e fundit.

Në epokën e re të Europës gjërat u fshehën nga elitat politike, establishmentet. Por ka nisur ndryshimi.

Kur u perceptua ndryshimi, këtu te ne dhe në Europë u ndje një tronditje e madhe: “Pse po vjen Trump?!”. Kryeministri i këtushëm u zgjodh si më i përdorshmi mes ortakësh dhe u ngrit e tha: “Turp!, po të vijë Trump”. Në fakt ishte trembur Clinton, Soros, Podesta, Brennan, Morganët dhe Co. Zhurmën e bënte ky i këtushmi, edhe pse trembet për vete. Tani e kuptojmë se do të zbulohen tmerre, por të mbuluara diku jashtë zyrave të qeverisë.

Përndryshe, pse do të luftonte aq shumë establishmenti Obama? Për të fshehur Aushvicin- sigurisht.  Establishmenti, që akoma merr frymë, po ankohet ndaj “populistëve”, ndaj “të djathtëve”. ..“Marine Le Pen- thonë- ka në dorë çelësin e 30 raketave bërthamore, Kujdes!”.  Duan të trembin botën me trashëgiminë e tyre; ose me vakëfin pa dëshmi. Deri natën e katastrofës në Berlin, edhe Merkel tregonte me gisht ata të “Alternativës për Gjermaninë” si “djallin” për botën gjermane. Ndodhi e kundërta.

Tani po ndodh, psikologjisht, e njëjta lehtësi rrjedhash sa sikur Aushvici të kishte pasaur varrezë. Po të kishte pasur, do të ishte më e thjeshtë që të zbulohej ADN e së vërtetës. Rënia e establishmentit të liberalëve  brenda godinës së vet, e ka bërë llogarinë të qartë. Ja një llogari:

Sa krime kishim para ftesës së Merkel për emigrantët? As studime nuk ia vlente të bëheshin…  Sa ka sot?

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2016 emigrantët kryen 142. 500 krime në Gjermani, mesatarisht diku te 780 krime në ditë. Do ta besonit, po të mos ishte zbuluar e vërteta?… Në një vit, 2016, krimet u rriten me 40 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015. Në 2015 u kryen 200 mijë krime. .. Instituti “Gatestone” ka dëshmuar se shumica e krimeve të përdhunimit “nuk janë zbuluar kurrë”, dhe ata që u zbuluan kanë marrë “dënime të lehta”. Pse vallë? Qeveria i mbante “duart të pastra” duke propaganduar të pavërtetën se nuk po “ndodhte gjë”. Sipas “Gatestone” që ka kryer studimin, një oficer i lartë Policie deklaroi se “Ka instruksione strikte nga lart që të mos raportohen krimet e kryera” nga emigrantët.

Në përgjithësi, e vërteta universale doli jashtë zyrave të  establishmenteve. Duket se u thye epoka. Paskan pasur “të drejtë” këta që luftuan me dhëmbë që të mbanin Clinton dhe Obama në krye të shtetit të Amerikës. Po e mbanin “Aushvicin” të mbyllur.