( Foto: Zyrat që u qëlluan me armë dhe shenjat e plumbave)/

Një breshëri “kallashnikovi” është lëshuar drejt godinës së njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm.

Plumbat kanë shpuar portën kryesore dhe kanë lënë gjurmë në mure, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Një grup hetimor është nisur për në vendngjarje për të fiksuar provat e krimit.

Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka të dyshuar si autor të ngjarjes.

Veritas.com.al/