Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur tani në rrugën Lezhë-Fushë Krujë.

Disa mjete janë përfshirë në aksident në një zonë pranë rrugës që shkon për në Ishull Lezhë.

Nga video dhe foto ekskluzive të mbërritur në redaksinë e lajmeve në Top Channel duket një automjet Mercedes që është ndarë në mes dhe është shtypur nga përplasja me një betoniere.

Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit.