Policia e Shtetit ka njoftuar se forca policore dhe të ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur dhe mbaruar sot një operacion në Delvinë, vendlindja e Klement Balilit, për “kapjen” e tij.

Por pas pak operacionin e shpallin “të dështuar”. Përveç shumës së premtuar prej afër 100 milionë lekë për denoncuesit e Balilit, kosto e këtij operacioni po shkon lart. Operacionet që janë kryer dhe kanë dështuar, si edhe ky i sotmi, kushtojnë shuma jo të vogla.

Përveç faktit që autoriteti i shtetit dhe imazhi i tij po dëmtohen.

Sot janë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Stjar të Delvinës, ku jeton fisi Balili. Deri më tani janë rreth 10 operacione policore të dështuara për kapjen e të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar të drogës.

/Veritas.com.al/