
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një analizë të gjithë dikastereve, lidhur me realizimin e objektivave dhe reformave të nisura në terren.
Çdo ministër do të raportojë për ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara.
Ky takim vjen pas aksionit për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme dhe në kushtet kur ka nisur reformimi i të gjitha njësive të qeverisjes vendore.
Kryefjalë e mandatit të katërt pritet të jetë reforma e thelle territoriale në përmbushje edhe të objektivave për Shqipërinë Europiane.
Ndërsa në gusht, socialistët pritet të mbledhin edhe strukturat më të larta për të formalizuar drejtimin e ri politik të qeverisë.
Këtu Edi Rama duhet të përzgjedhë skuadrën me të cilën do të çojë përpara reformat e nisura, që siç thotë ai, me barrën e madhe të 83 mandateve.
Komente