Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vendi nuk rrezikon falimentimin dhe se aktualisht, në thesarin e shtetit janë 270 milionë euro.
Abazoviç tha se nisma e Ballkanit të Hapur do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të fuqisë punëtore, sepse njerëzit nga rajoni do të gjenin punë sezonale në Mal të Zi më lehtë dhe pa pengesa.
“Është një çështje e natyrës ekonomike. Është njësoj si për diplomat dhe shkollat, kështu funksionon Bashkimi Evropian”, theksoi ai.
“Pas rritjes së pagave prej rreth 20 për qind, gjithçka po shkon rregullisht dhe po shkojmë drejt një sezoni rekord. Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është që, nëse ka ndërrim pushteti, të marrim një hua të madhe prej një miliardë eurosh dhe për këtë duhet një bazë”, shtoi kreu i qeverisë.