Grupe të komunistëve, të anti- racistëve dhe të tjerë të të majtës ekstreme marshuan në rrugët e Parisit nga Sheshi i Republikës drejt Bastille duke protestuar kandidaten Marine Le Pen.

Protesta, e planifikuar çdo ditë të 1 Majit, tregoi mijëra aktivistë dhe simpatizanë të të majtës ekstreme, ata marshuan në Bulevardin Bomarshe duke nisur që nga Sheshi i Republikës. Eventi ishte organizuar nga Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), një grup sindikalist i shoqëruar nga organizata të tjera të solidaritetit.

Sekretari i Përgjithshëm i CGT, Philippe Martinez tha, “Slogani ynë është: Të mundim Frontin Nacional për një progres shoqëror”.

Përveç sindikalistëve, ishin të pranishëm gjithashtu shumë grupe komunistësh të devotshëm  të përqëndruar në ‘Partia Komuniste e Francës’.

/Veritas.com.al/