Mësohet nga media se sot në mëngjes që në ora 09.00, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, është drejtuar për në zyrën e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Të dy së bashku kanë marrë në dorë një plan të përbashkët për të luftuar ’41 bandat kriminale’ në vend.

Shifrën ’41 banda’ e ka deklaruar Ministri i brendshëm Xhafa, dje në mbrëmje në programin televizin ‘Studio e Hapur’ e gazetares Vasili në Neës 24. Ai ka korrigjuar shifrën e deklaruar pak kohë më parë nga ambasadori i SHBA, Donald Lu, i cili kishte flur për ‘4 banda kriminale’ në vend. Dhejtëfishimi i numrit të bandave brenda pak muajsh është ose shtim galopant i krimit, ose axhustim i shifrave të ambasadorit, i cili mund të ketë folur sipas hamendjes.

“Kemi identifikuar 41 grupe kriminale- dekalroi Ministri i brendshëm- 17 prej këtyre grupeve konsiderohen shumë të rrezikshme, dhe do të hetohen nga ‘task- force’ qëndrore; ndërsa të tjerat nga task- force rajonale”, tha minbistri Xhafaj.

Takimi i sotëm me Prokurorin e Përgjithshëm  thuhet se është një hap pë rtë garantuar ‘suskesin e operacioneve’.

Veritas.com.al/