Ndonëse jemi në muajin Prill dhe temperaturat përvëluese të verës janë vetëm një muaj larg, dimri si duket nuk ka ndërmend që të largohet.
Këtë të mërkurë reshjet e borës kanë “zabtuar” kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se reshjet e dendura të borës kanë rikthyer përsëri dimrin.
Edhe në vendin tonë mterologët kanë parashikuar se gjatë këtyre ditëve do të kemi një ulje të ndjeshme të temepraturave ku në zonat malore do të kemi edhe prezencë të reshjeve të dëborës.