(FOTO: Kryetari i Bashkisë,  Hollstein mori menjëherë kujdes shëndetësor për plagën në qafë dhe tani është kthyer në shtëpi)/.

Një kryetar Bashkie në Gjermaninë Perëndimore u ka mbijetuar sulmeve me thikë mes dyshimeve se ai është i lidhur me politikën liberale të emigracionit.

Andreas Hollstein, një kryetar bashkie konservator në Altena, është qëlluar në qafë me një shkop qebapi dhe është dërguar në spital.

Qyteti, i cili ndodhet në North Rhine-Westphalia (NRW) është i njohur pse ka pranuar më shumë emigrantë se sa përcakton kuota e tij.

“Autoritetet e sigurisë besojnë se nuk kishte motive politike”- tha kryeministri i NRW, Armin Laschet. Kryetari i Bashkisë është anëtar i Partisë CDU të kancelares Angela Merkel..

Dëshmitarët, të cituar nga media gjermane thanë se sulmuesit e kryetarit- të cilët tani ndodhen në burg- thërriten me zë të lartë kundër politikës së emigracionit në kohën kur po rruhnin kryetarin e Bashkisë.

Veritas.com.al/