Pamjet që vijnë nga të gjitha pikat ku është mbledhur qytetaria opozitare dëshmojnë për mijëra protestues. Rrugët që ishin planifikuar të bllokohen, janë bllokuar nga protestuesit.

Protesta po zhvillohet në Tiranë dhe rrethe, ndërsa sapo ka nisur protesta me bllokimin e rrugëve në Tiranë, në Milot, Lushnje dhe Elbasan.

Qendra e protestës është në Tiranë, ku ka bllokime rruge në zonën e doganës në Tiranë, tek “Sheshi Shqiponja” dhe tek “pallati me Shigjeta”. Nuk ka njoftim për ndonjë incident; protestuesit në pamjet e ardhura, duken entuziastë.

/Veritas.com.al/